fbpx

Anna Lindh Foundation

Takimi i Rrjetit Kombëtar (National Network Meeting)
Instituti Shqiptar i Medias në rolin e Drejtuesit të Rrjetit Kombëtar Anna Lindh- Shqipëri ka kënaqësinë t’ju ftojë në takimin e parë të Rrjetit Kombëtar, në datën 22.01. 2021, pranë Libraria Tirana Times. Ftesa është e hapur për të 50-të organizatat që janë anëtare të rrjetit ALF në Shqipëri. Për shkak të situatës pandemike, takimi vjetor kombëtar është planifikuar të organizohet në tri grupe, sipas orareve më poshtë: Grupi 1 (15-17 anëtarë): 10:00-11:00 Grupi 2 (15-17 anëtarë): 12:00-13:00 Grupi 3 (15-17 anëtarë): 14:00-15:00 Takimi vjetor mbledh anëtarët e Rrjetit me synimin për: - T’u njohur me Drejtuesin e Rrjetit dhe me anëtarët e tjerë (ekzistues & të rinjë).  - Të përditësuar Rregulloren e Brendshme të Rrjetit (kriteret për anëtarësim, përjashtim, etj.) - Të vlerësuar nevojat e Rrjetit për fuqizim kapacitetesh (1-2 aktivitete për ngritje kapacitetesh në vit). - Të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes organizatave anëtare të rrjetit.   Ju mirëpresim,  Instituti Shqiptar i Medias

Documents

click here